Mbrëmje e artë për boksierët shqiptarë, Haxhi Krasniqi shpallet kampion Europe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 13:52

Mbrëmje e artë për boksierët shqiptarë, Haxhi Krasniqi shpallet kampion Europe

Pas fitores me “knock-out” të Gjetan ketës, në ring u ngjit edhe Haxhi Krasniqi, i cili arriti të shpallej kampion Europe. Në “Wee Arena”, Krasniqi u ndesh me rusin Stansilav Kashtanov, dhe diskutuan titullin kampion të Europës për peshat super të mesme.

02-2

Shqiptari Krasniqi zhvilloi një ndeshje të mirë, por edhe të kontrolluar, duke qenë se përballë kishte një kundërshtar mjaft të vështirë. Në fund, Krasniqi arriti të fitonte takimin me pikë, pas vendimit të gjyqtarëve, duke u shpallur Kampion Europe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"