Mbrëmja “horror”, Strakosha: Përgjegjësi e imja për eliminimin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 9:19

Mbrëmja “horror”, Strakosha: Përgjegjësi e imja për eliminimin…

Thomas Strakosha merr përsipër disa prej përgjegjësive të humbje së Lacios, ndonëse eliminimi nuk erdhi për faj të tij. Gjithsesi, portieri i talentuar shqiptar tregon se është një nga liderët e skuadrës dhe pranon se në golin e dytë ishte faji i tij, edhe pse tre golat e tjerë të pësuar mund të ishin shmangur.

strakoshaa

“Shokët e mi bënë gjithçka mirë deri në golin e dytë të pësuar nga unë dhe mendoj se ishte ai gabim i imi që kushtëzoi ndoshta më shumë seç duhet ndeshjen. Më vjen keq, sepse duke parë atë që dhamë në fushë në 180 minuta, ishim ne ata që e meritonim të kalonim, por futbolli i tillë është.

Ndiej përgjegjësi dhe ta mendosh që goli i Imobiles në fillim të pjesës së dytë u duk sikur vulosi plotësisht kualifikimin tonë. Më pas pësuam 1-1, por mbase pas atij barazimi të shpejtë u frikë- suam të gjithë. Aty frenuam ritmin, i lamë topin kundërshtarit dhe ndodhi ajo që të gjithë tani dimë dhe vuajmë.

Strakosha

Një humbje dhe një eliminim si ky është i vështirë për t’u kapërdirë, por kurrsesi nuk duhej të ndodhte më. E ritheksoj, gabimi te goli i dytë ishte i imi dhe marr përsipër përgjegjësitë, por gjithsesi duhet të reagojmë sepse përpara kemi derbin.

Ndjesitë e derbit? Roma është euforike pasi eliminoi Barçën, por ne duam të shfryjmë të gjithë këtë mllef të këtij eliminimi, ndaj do të kemi agresivitetin e duhur për të tentuar fitoren”, deklaroi pas ndeshjes portieri i Kombëtares shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"