Mbojtësi i Kategorisë së Parë bën prapakthehu, nuk firmos me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 9:51

Mbojtësi i Kategorisë së Parë bën prapakthehu, nuk firmos me Skënderbeun

Miklovan Pere nuk ka arritur akordin financiar me drejtuesit e Skënderbeut dhe do të kthehet te Pogradeci. Mbrojtësi u stërvit disa ditë me ekipin korçar dhe u duk se do të bashkohej zyrtarisht me të, por dje situata ka ndryshuar krejtësisht. 

pere

Palët nuk kanë rënë dakord për çështjen financiare dhe Pere është larguar nga Korça për t’u kthyer te Pogradeci. Në këtë mënyrë, trajneri Ardjan Abazaj do të ketë të njëjtin kontingjent futbollistësh me atë të gjysmës së parë të sezonit, ku bëri një paraqitje shumë të mirë. Liqenorët nuk kanë bërë asnjë përforcim dhe tashmë asnjë largim në merkaton dimërore. Stafi teknik shpreson të rikuperohen sa më shpejt të gjithë lojtarët e dëmtuar për t’i quajtur ata “merkaton” e Pogradecit.

Fundjavën e kaluar Pogradeci nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e Shënkollit, çka bëri që t’ia dorëzonte vendin e parë në Grupin B Lushnjës. Të shtunën në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” pret Elbasanin, ekipin që mban vendin e fundit, por që nuk mund të nënvlerësohet kurrsesi, pasi një hap fals në shtëpi do të ishte i pafalshëm për pogradecarët.

 Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"