Mblidhen krerët e anti-trukimeve. Sigurisht, përmendet Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2017 | 22:04

Mblidhen krerët e anti-trukimeve. Sigurisht, përmendet Skënderbeu

Dënimi i Skënderbeut do të jetë një pikënisje e re për luftën ndaj trukimeve të ndeshjeve të futbollit. Për këtë janë të bindur në UEFA dhe jo vetëm. Një javë më parë, në Romë është zhvilluar takimi i katërt i panelit të ndërtuar nga UEFA për luftën kundër trukimeve në futboll, ku ishte i pranishëm edhe vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.

ceferin

“Një nga misionet e mia kryesore si president i UEFA-s është të bëjmë hapa para në fushatën për të mbrojtur integritetin e sportit tonë dhe të ndalojmë manipulimin e ndeshjeve, bastet ilegale dhe korrupsionin. Manipulimet e ndeshjeve nuk duhet dhe nuk do të tolerohen. Ata që kapen, duhet të përjashtohen nga futbolli”, ishin fjalët e kreut të UEFA-s.

Ai kërkoi mbështetje më të fortë nga strukturat e tjera, pasi UEFA e vetme nuk mund të luftonte këtë fenomen. “Duhet mbështetja dhe bashkëpunimi i autoriteteve qeveritare dhe forcave policore në të gjithë Europën”, theksoi ai.

uefa trukime

Për të bërë sa më të qartë këtë mesazh, në mbledhjen e katërt të grupit të punës ishin të ftuar delegatë nga EUROPOL, Këshilli i Europës, Autoriteti i Luftës Kundër Krimit në Britaninë e Madhe, Komisioni për Bastet në Britaninë e Madhe, autoritete policore të Francës dhe Italisë apo edhe të agjencive të tjera europiane të ruajtjes së rendit.

kas skenderbeu

Një nga pikat kryesore të këtij takimi, ishte edhe trajtimi i çështjes së Skënderbeut në KAS. Sipas njoftimit të vetë UEFA-s për këtë takim, mirëpritej vendimi i dalë nga Lozana për klubin shqiptar, pasi kishte hapur një shteg të rëndësishëm për procedurat në trajtimin e çështjeve të manipulimeve në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"