Mbledhje te Tirana, Halili nuk kursehet ndaj lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 8, 2020 | 23:48


Mbledhje te Tirana, Halili nuk kursehet ndaj lojtarëve

Presidenti Refik Halili nuk lejon që situata t’i shkasë nga duart. Edhe pse bardheblutë dje u mblodhën për 30 minuta dhe diskutuan me trajnerin Emanuel Egbo, ishte presidenti Refik Halili që zhvilloi një takim edhe më shumë. Numri një i klubit bardheblu e gjeti skuadrën në analizë. Deri në atë moment, Egboja e kishte kritikuar ashpër skuadrën.
halili
Ai u tha lojtarëve që gjatë 90 minutave, skuadra e tij nuk fitoi asnjë duel dhe atë që duhet të bënte Tirana e bëri Kukësi. Egbo u tha futbollistëve të tij se nuk e kuptonte edhe sot pasivitetin në fushën e lojës dhe për më tepër shthurjen gjatë pjesës së dytë. Trajneri ka pohuar para skuadrës se ekipin e ka shpëtuar fati nga turpi prej një humbjeje me 4-5 gola.
halili ngo (1)
PRESIDENTI – Refik Halili, ndryshe nga trajneri, e ka kritikuar skuadrën, por nga ana tjetër është munduar që t’i qetësojë lojtarët. I ka informuar se do të jetë përditë në “Skënder Halili”. Presidenti ka kritikuar në njëfarë mënyre ekipin, por nga ana tjetër u ka bërë të qartë lojtarëve se ka besim tek ata dhe se është i bindur që në derbi do të bëjnë më të mirën. Sigurisht, presidenti ka dhënë këshillat e tij për sfidën më të rëndësishme të sezonit ku kërkohet medoemos që skuadra të mos dalë pa pikë nga fusha e lojës. Tiranës i duhen shtatë pikë për t’u shpallur kampione e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com