Mbledhje pas ndeshjes te Tirana, Mema: Ja çfarë na tha presidenti Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 21:20

Mbledhje pas ndeshjes te Tirana, Mema: Ja çfarë na tha presidenti Halili

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, në intervistën për “Supersport” pas barazimit me Kukësin deklaroi:

mema

Halili takoi skuadrën dhe bisedoi. Çfarë u tha?

Unë e gjeta presidentin aty, ishte një bisedë e shkurtër. Më tha se ekipi lozi mirë, jam i kënaqur nga puna jote.

Ngjarja me tifozët, që kritikojnë lojtarët

Tifozët duhet të inkurajojnë ekipin, do isha dakord ta kritikonin nëse do luanim keq. Dua të them që tifozët e Tiranës, duhet t’i kthehen stadiumit, pasi ekipi po kthehet në lojë të mirë.”

Ndeshja…

Jo gjithmonë ke rastet që kemi pasur 3 ndeshjet e fundit. Kukësi është ekip i fortë, me ekuilibër. Patëm 2 mundësi që mund të shënonim.

Tirana del në krah, por duke mos pasur sulmues shtatlartë, këtu gabon Tirana.

Ekipit i kam kërkuar thellësi, kur luhet me pasa të shkurtra, më pas fillojnë edhe lëvizjet në korridor për sulmuesit. Ekipi është shprehur, por i ka munguar goli.

Luani mirë por nuk ia dilni të shënoni, mendoni se nuk e dini çfarë të bëni më te kjo Tiranë?

Nuk ka fund kurrë përmirësimi, derisa të vdesim. Ekipi u vendos mirë në fushë, bëra edhe një lëvizje në sistemin e lojës dhe mendoj se ekipi u shpreh mirë, por i mungoi goli. Kemi pasur përballë një ekip të vendosur shumë mirë në fushë, por mund ta fitonim ndeshjen. Gjithsesi, ekipi ka rritje, edhe pse nuk mund të kënaqem me kaq, sepse për mua fitorja është e shenjtë, jo barazimi, sepse kam qenë dhe jam pjesë e një klubi me mentalitet fitues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"