Mbledhje me tone të larta, presidenti i Laçi inatoset me Rexhinaldon dhe e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 9:21

Mbledhje me tone të larta, presidenti i Laçi inatoset me Rexhinaldon dhe e…

Burime në klubin e Laçit i thanë dje gazetës se drejtuesit në prani të stafit teknik dhe futbollistëve kanë zhvilluar një analizë pas humbjes me Partizanin. I pranishëm ka qenë edhe presidenti Pashka Laska.

Pashk Laska Laci

Mësohet se gjatë mbledhjes ka pasur tone të larta dhe debate mes drejtuesve, trajnerit dhe lojtarëve. Fillimisht ka qenë trajneri Mezani, i cili kërkoi opinione nga lojtarët për paraqitjen e dobët.

rexhinaldo

“Rexhinaldo, na thuaj diçka për ecurinë e ekipit”, i është drejtuar Mezani sulmuesit. Por, ky i fundit nuk ka folur. Ndërkaq, ka ndërhyrë presidenti Laskaj. “Rexhinaldo fol…”. Sërish mësohet se lojtari nuk ka reaguar dhe presidenti e ka urdhëruar të dalë jashtë mbledhjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"