Mbledhje me lojtarët pas ndeshjes, Duro ul euforinë: Nuk kemi arritur ende asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 12:18

Mbledhje me lojtarët pas ndeshjes, Duro ul euforinë: Nuk kemi arritur ende asgjë

Ecuria e mirë që ka pasur Flamurtari javët e fundit, si në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë ku eliminoi Partizanin, ashtu edhe ne ato të kampionatit, ka bërë që trajneri Shpëtim Duro t’i trembet euforisë.

Partizani

“Panorama Sport” zbulon se pas takimit të Kupës, trajneri Duro ka pasur një bisedë të shkurtër me lojtarët, ku ka kërkuar që të harrohet festa, pasi asgjë nuk është fituar, por të shikohet përpara.

shpetim-duro-470x313

E ndërsa nuk ishte vetë në tribunë për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës, që e dënoi me dy ndeshje, trajneri Duro tha se ekipi duhet që të jetë ‘me këmbë në tokë’.

“Ju përgëzoj për fitoren e sotme (të së mërkurës), por duhet që të jemi me ‘këmbë në tokë’. Nuk kemi fituar asgjë dhe gjithçka është e hapur deri në fund. Kemi bërë një punë të mirë, por asgjë nuk është mbyllur, kështu që të shikojmë përpara për të bërë më të mirën”, mësohen të kenë qenë fjalët e trajnerit Duro para futbollistëve të tij. Duro e ndoqi këtë sfidë nga tribuna, për shkak të dënimit që ka marrë nga Komisioni i Disiplinës.

duro

NDESHJA – Gjithashtu, tekniku ka kërkuar nga lojtarët përqendrim maksimal në kampionat. Vlonjatët do të luajnë ndaj Lushnjës në shtëpi, një ndeshje e cila në letër është e lehtë, por mund të mos rezultojë e tillë në fushën e blertë.

“Tani na duhet që ta kemi vëmendjen te kampionati. Nuk na falet asnjë hap fals. Duhet që të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të marrim një rezultat pozitiv. Pse jo, na duhen pikët e plota, por do të kemi kohë këto ditëm që të përgatisim dhe të flasim për këtë ndeshje”, i tha trajneri skuadrës.

flamurtari

Atmosfera në radhët e skuadrës është pozitive, ndërkohë që në ndeshjen me myzeqarët, pritet që ekipi të ketë edhe mbështetjen e tifozëve. Të kënaqur nga paraqitjet e miram ultrasit kanë nisur organizimet, ndërkohë që Flamurtari ka ngjallur interes në të gjithë qytetin.

Gjithsesi, kjo zhurmë duket se nuk i pëlqen shumë trajnerit, që synon të mbajë lojtarët e tij larg presionit dhe t’i fokusojë te ndeshja e radhësm në mënyrë që vlerësimi të jetë maksimal.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"