Mbledhje me aksionerët, gati të miratohet buxheti për Lushnjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 12:50

Mbledhje me aksionerët, gati të miratohet buxheti për Lushnjen

Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, njëherësh president i skuadrës së futbollit, ka njoftuar zhvillimin e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve. Kjo mbledhje do të zhvillohet nesër në mesditë “online”, duke zbatuar rregullat e reja. Në rend të ditës do të jenë miratimi i pasqyrave financiare dhe raportit të auditit për vitin 2019, si dhe miratimi i projekt-planit për vitin 2020.
Fatos Tushe
Pas fitores 2-0 me Besën në “Roza Haxhiu”, lushnjarët i janë afruar ndjeshëm vendit të dytë, pasi kanë vetëm një pikë më pak se Pogradeci.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"