Mbledhja te Flamurtari, Idrizi ngacmon Veliun me… deklaratën e Xhafajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 18:34

Mbledhja te Flamurtari, Idrizi ngacmon Veliun me… deklaratën e Xhafajt

Batuta dhe buzëqeshje pas mbledhjes së djeshme, nga e cila Sinan Idrizi doli i qeshur. I pari që doli ishte mbrojtësi Ditmar Bicaj. Ai iu bashkua administratorit, teksa diskutuan së bashku edhe për pak minuta. Më pas ishin Ardi Behari me Kamaranë. Idrizi qëndroi pak me ta, ndërsa pyet drejtorin se çfarë dëmtimi ka afrikani.

veliu

Në këto momente lënë “selinë” e klubit të mërzitur dhe kokulur trajneri Shpëtim Duro dhe mbrojtësi Franc Veliu. Trajneri futet direkt në autobus për të shkuar në stërvitje. Në këto çaste afrohet një tifoz, i cili “ngacmon” administratorin me deklaratën e dhënë nga ish-sulmuesi Daniel Xhafaj, ndërsa i thotë: “E lexove çfarë thoshte Daliel Xhafaj për Veliun, që ai duhet të jetë lideri i ekipit”. Idrizi ia kthen, por duke iu drejtuar Veliut fillimisht: “Ore i ke dhënë ndonjë lekë ti këtij. Ik të japë lekë Veliu se ai ka”. Veliu nuk foli dhe u largua kokulur. Më pas lojtarët iu drejtuan stërvitjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"