Mbledhja me klubet e Superiores, Armand Duka: Pandemia vazhdon të kanosë vendin, për vitin e ardhshëm duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 13:48

Mbledhja me klubet e Superiores, Armand Duka: Pandemia vazhdon të kanosë vendin, për vitin e ardhshëm duhet…

Sot, FSHF organizoi një tjetër mbledhje të drejtuesve të dhjetë skuadrave të Kategorisë Superiore. Me pjesëmarrjen edhe të presidentit të FSHF-së, u diskutua mbi fillimin e sezonit të ri, çështjet e nevojshme, mes të cilave edhe nëse do të ketë apo jo tifozë, masat e reja për licencimin në edicionin e ri dhe ku u prezantuan dy anëtarët e rinj të këtij organizmi, presidentët e Apolonisë dhe Kastriotit. 

duka]

Presidenti i FSHF, Armand Duka i ka falënderuar të gjithë për sakrificat e mëdha të bëra, në mënyrë që ky seozn të mbyllej me sukses.

“Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve që janë pjesëmarrës në këtë takim. Dua t’i uroj mirëseardhjen dy anëtarëve të rinj, Kastrioti dhe Apolonia. Ky takim po bëhet për të analizuar atë që Liga ka bërë deri tani. I falënderoj të gjithë drejtuesit e klubeve për sakrificat që kanë bërë për ta mbyllur këtë sezon, i cili nuk ka qenë i zakonshëm.

Kemi kaluar pengesa me të vërtetë të mëdha, si tërmeti dhe pandemia, që rrezikoi ta ndërpriste aktivitetin.  Falë bashkëpunimit të klubeve dhe ligës, u bë e mundur që ne ta mbyllim këtë edicion. Jo vetëm për ta konsideruar të kryer.

Dhuroi garë sportive dhe u respektuan të gjitha rregullat e lojës. Bashkarish duhet të vendosim për vitin e ardhshëm duke parë këtë pandemi apo virusin që vijon të kanosë vendin tonë. Duhet të përshtatemi për të bërë më të mirën e edicionit të ardhshëm, për ndryshimet ligjore që ne duhet të kërkojmë për ndryshimin e futbollit në Shqipëri.”, u shpreh Duka në fjalimin e tij para ët gjithëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"