Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, FSHF zbardh vendimet. Ja kur do të inagurohet stadiumi i ri Kombëtar
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi një mbledhje këtë javë, ku një nga pikat e diskutuara ishte edhei Stadiumit të ri Kombëtar.
Sipas një njoftimi të nxjerrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, përurimi i stadiumit “Arena Kombëtare”, do të bëhet në datën 17 nëntor, pikërisht në ditën kur do të jetë edhe ndeshja Shqipëri-Francë.
Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe propozimi për “Përcaktimin e vlerave të kompensimit për trajnim dhe kategorizimin e klubeve”, duke përmirësuar aktet rregulluese aktuale mbi llogaritjen e kostos së trajnimit. Ky ndryshim erdhi si rrjedhojë e nevojës për të nxitur dhe ndihmuar klubet dhe akademitë sportive në punën e tyre me moshat, në mënyrë që ti jepet përparësi rritjes së lëvizjes futbollistike në të gjithë vendin, dhe vlerësuar e shpërblyer klubet e akademitë që prodhojnë elementë cilësorë.
U miratuan edhe disa ndryshime për Kategorinë e Dytë, teksa u vendos që të gjitha klubeve do t’iu lejohet të regjistrojnë vetëm 3 lojtarë me banim jashtë qarkut që i përkasin.
Komiteti Ekzekutiv gjithashtu ka shpërblyer me 20 milionë lekë klubin e femrave të Vllaznisë, për arritjen deri në 1/32 të Ligës së Kampioneve për femra.
Njoftimi i FSHF:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"