Mbipopullim lojtarësh te Partizani, ja 3 formacionet e mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 21:00

Mbipopullim lojtarësh te Partizani, ja 3 formacionet e mundshme

Një nga problemet më të mëdha me të cilat pritet të përballet trajneri i Partizanit në sezonin e ardhshëm është menaxhimi i të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion. Me blerjet e reja dhe organikën që kishin në dispozicion nga sezoni i shkuar, por edhe lojtarët e rinj të talentuar, për të cilët është thënë se do të kenë një mundësi (disa prej tyre po testohen në ekipe të tjera të kampionatit), Iuliano ka shumëllojshmëri zgjedhjesh për të formatuar 11-ëshen bazë.

Partizani stervitje

Në një situatë të tillë do të ketë edhe nga ata që do të provojnë stolin, ose do të luajnë te skuadra e dytë në kategorinë inferiore. Në fushë mund të aktivizohen vetëm katër lojtarë të huaj, ndërkohë që te Partizani janë shtatë të tillë.

Drejtuesit e kuq janë treguar disi të kujdesshëm në merkato, duke marrë futbollistë si Çani apo Shahinas, që kanë pasaportë shqiptare dhe nuk konsiderohen të huaj. Megjithatë, të gjithë janë afruar në skuadër me qëllim që të kenë hapësira dhe pakënaqësitë duket se do të jenë pjesë e punës së Iulianos.

partizani formacioni

FORMACIONET

Edhe pse asgjë nuk mund të thuhet në lidhje me formacionin titullar që trajneri Iuliano mund të aktivizojë në ndeshjet e kampionatit, llogaritë të çojnë që emra të rëndësishëm të sezonit të shkuar mund të mbeten jashtë tij. Mbrojtja nuk do të ketë shumë dilema, megjithatë edhe aty mund të ketë surpriza, duke parë afrimet që janë bërë, por edhe preferencat që mund të ketë trajneri.

partizani formacioni1

Gara më e fortë për një vend në formacion do të jetë në mesfushë ku ka mbipopullim. Ndërsa në sulm, Sukaj dhe Çani nuk i lënë shumë vend imagjinatës për zgjedhje të tjera, por sezoni është i gjatë dhe mund të presim shumë zhvillime. Gjithsesi, e rëndësishme është se të kuqtë nuk do të vuajnë dëmtimet, apo pezullimet e mundshme të futbollistëve.

partizani formacioni2

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"