Mbijetuan në Kategorinë e Dytë, dy lojtarë shpallin “divorcin” me AF Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2022 | 10:57

Mbijetuan në Kategorinë e Dytë, dy lojtarë shpallin “divorcin” me AF Luftëtarin

AF Luftëtari nuk i ka marrë ende pushimet. Të paktën edhe këtë muaj do të vazhdojnë stërvitjet, nën drejtimin e dyshes Çoni-Braho.

Luftetari Permeti2

Në seancat që po kryhen në terrenin sportiv “Fusha e Vjetër”, ka rënë në sy mungesa e dy futbollistëve të huaj.

Pedro dhe Eskudero duket se janë ndarë përfundimisht me bluzinjtë.

Skuadra hipotekoi qëndrimin në Kategorinë e Dytë, duke shmangur dramën. Ecuria nuk ishte ndër më të mirat, por në Gjirokastër i gëzohen verdiktit. Këtë e thotë edhe kapiteni Eldar Batha.

Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ai thotë: “Janë 1001 arsye që devijuan objektivin tonë fillestar.

Vërtet e nisëm me pretendimin për të qenë në pesëshen e parë, por fundi rezultoi ndryshe. Ashtu si shkoi, më e pakta që mund të bënim ishte mbijetesa dhe ia dolëm.

Eksperienca në këto nivele, shtuar dhe luftën e ashpër sportive për kundërshtarët tanë, është marrë si dobësi.

Luftëtari ka një fanellë me peshë të rëndë në futbollin shqiptar dhe si e tillë duhet marrë në konsideratë. Ne stërvitemi tri herë në javë në orën 16:00 me stafin teknik.

Mund të ndodhë që ekipe të kësaj kategorie të vijojnë përgatitjet postkampionat në këtë ligë.

Kjo do të thotë që sezonin e ardhshëm, AF Luftëtari do të jetë më shumë se ambicioz”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"