“Mbijetesa sfidë”, trajneri i Elbasanit: Nuk bëj “qaramanin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 21:07

“Mbijetesa sfidë”, trajneri i Elbasanit: Nuk bëj “qaramanin”

Qëndrimi i Elbasanit në Kategorinë e Parë është një sfidë për të gjithë, nga klubi e deri te lojtari më i ri. E tillë është edhe për trajnerin Shkëlqim Lleshanaku, i cili e konsideron edhe një sfidë personale mbijetesën, por tregohet i sinqertë që nuk do ta ketë të lehtë. Për “Panorama Sport”, kreu i stolit elbasanas thotë:

lleshanaku

“Mbijetesa është një sfidë për të gjithë, për të treguar se me mund dhe sakrifica çdo gjë arrihet. Dhe, sakrificat e Elbasanit nuk kanë qenë të vogla deri më sot, për vetë problemet që kemi. Mbijetesën e konsideroj një sfidë personale që kur mora drejtimin e ekipit dhe ashtu e konsideroj ende. Është e thjeshtë të bëj ‘qaramanin’ e të ankohem, por nuk do ta bëj ndonjëherë. Jam në ballë të kësaj ‘lufte’ dhe do t’i shkojmë të gjithë deri në fund për ta fituar atë”, u shpreh tekniku elbasanas. Për përgatitjet, Lleshanaku shton:

“Si javë e parë mund të them se jam i kënaqur me atë që po tregojnë lojtarët, pasi kanë qenë gati dy muaj pushim. Do të vazhdojmë me programin tonë që kur të nisë kampionati të jemi gati. Për momentin jemi fokusuar që të arrijmë formën optimale fizike, sepse edhe pak ditë na kanë mbetur në dispozicion për t’u përgatitur”.

Vladimir Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"