Mbijetesa dhe kthimi në La Liga, 11 ndeshje për… lavdinë e Sadikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 17:02

Mbijetesa dhe kthimi në La Liga, 11 ndeshje për… lavdinë e Sadikut

Më 19 qershor 2016 është kulmi i karrierës së tij. Një gol me vlerën e një “pasaporte” prej bomberi, teksa shënoi në “Euro 2016” për fitoren e Shqipërisë ndaj Rumanisë. Në sezonin aktual, pas ecejakeve mes Zvicrës dhe Polonisë, Liga e Dytë spanjolle rezultoi habitati natyral i golave për të. Prestigjiozja “AS” e cilëson pjesën e mbetur të sezonit për Armando Sadikun si “11 ndeshjet për të përfunduar ringjalljen e tij”.

sadiku

REKORDI – Armando Sadiku me Malagën po kalojnë një sezon të ndërlidhur mes njëri-tjetrit, por edhe të kundërt. Sulmuesi është kryegolashënuesi i ekipit spanjoll. Me dhjetë golat e tij dhe 1 asist, ai ka realizuar 44% të shifrës totale të ekipit në 31 ndeshje që janë zhvilluar në La Liga 2.

Teksa është mes kryegolashënuesve të këtij kampionati në këtë edicion, Armando Sadiku është vetëm pesë gola larg rekordit historik për t’u bërë sulmuesi që arrin kuotën më të lartë të realizuar në një edicion nga një futbollist i kësaj skuadre.

Me 14 gola të shënuar me fanellën e Malagës, është një rekord i Rodrigos dhe Sandros, synim për t’u thyer nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare. Nëse aventura te Legia e Varshavës për Sadikun ishte jo pak zhgënjyese, pas rikuperimit nga operacioni në gju, bomberi kuqezi po rigjen formën e tij më të mirë.

entrevista_a_sadiku_fotos_jesus_noguera_004

MBIJETESA – Malaga gjendet vetëm 3 pikë larg zonës që e zbret atë një kategori më poshtë për edicionin tjetër dhe ky është objektiv primar i skuadrës. Sadiku si kryegolashënuesi i ekipit, ka detyrën që në 11 ndeshjet e mbetura të vijojë rrugëtimin drejt rekordit të tij personal, i cili t’u shërbejë edhe fitoreve dhe pikëve të nevojshme për ekipin në mënyrë që vendi i 18-të (i fundit që mbijeton në Ligën e Dytë) të jetë sa më larg.

Me dhjetë gola të shënuar nga 27 në total që ka ekipi, bomberi kuqezi është gati për finalen e sezonit me shumë synime që bëhen një në vetëm një pikë: rikthimi i Sadikut në formën ideale…

armando sadiku

E ARDHMJA – Në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata e huazimit te Malaga për t’u rikthyer te Levante, e cila gjithashtu po lufton për të shmangur rënien nga kategoria. Një formë e tillë me aq shumë arritje, rekord golash plus mbijetesë me Malagën do të ishte gjithashtu një pasaportë e mirë e sulmuesit për vazhdimësinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"