Mbiemri i rekordeve, 99 futbollistë kanë mbi shpinë… Berisha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 15:00

Mbiemri i rekordeve, 99 futbollistë kanë mbi shpinë… Berisha

Mbiemri Berisha është i lidhur ngushtësisht me politikën në Shqipëri. Por, jo gjithmonë kur dëgjojmë këtë mbiemër domosdoshmërisht kemi etiketuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Për ta ndryshuar këtë trend mendon futbolli. Dhe tifozët shqiptarë e dinë shumë mirë sepse portën e Kombëtares së tyre e mbron një lojtar me mbiemrin Berisha (Etriti), ndërsa vite më parë u shfaq një sulmues që premtonte shumë (Besarti) dhe më vonë me Skënderbeun shkëlqeu një mesfushor potent si Bernardi.

berisha

Të gjithë me mbiemrin Berisha u pasuan nga Ilir Berisha që luajti me Flamurtarin dhe nga Valoni që po shkëlqen me Kosovën. Por, nëse mendoni se Berishët kanë përfunduar me kaq, gaboheni. Ndoshta, ky mbiemër është më i përhapuri në botën e futbollit, pasi janë 99 lojtarë në të gjithë botën që mbajnë këtë mbiemër, të gjithë me origjinë shqiptare. Në një vëzhgim të bërë nga “Panorama Sport” rezulton se 99 futbollistë që luajnë në liga të ndryshme, profesioniste, amatore, kampionate të rinjsh kanë mbi shpatullat e tyre mbiemrin Berisha. Numri mund të ishte më i madh sesa 99, por shumë lojtarë që mbajnë këtë mbiemër e kanë lënë futbollin. Të tjerë janë shumë të rinj, duke ndjekur ëndrrën për t’u bërë të njohur si Etriti, Besarti, Bernardi apo Valoni.

etrit berisha atalanta

“KOMANDANT” ETRITI- Ndoshta mund ta themi pa frikë, që Etrit Berisha është më i njohuri dhe më i famshmi i Berishëve, për faktin se mbron portën e Kombëtares shqiptare dhe ka luajtur për disa vite te Lacio dhe tani tek Atalanta. Mirëpo, ai jo vetëm që është më i njohuri, por edhe lojtari me vlerën e kartonit më të lartë nga ata që mbiemrin e kanë Berisha. Gardiani kuqezi ka vlerën 5.5 milionë euro në “transfermakt” dhe ndiqet nga Valon Berisha, i cili vlerësohet 4 mln euro. Në fakt, vetëm 16 lojtarë me mbiemrin Berisha kanë vlerë reale në treg, e cila pasqyrohet nga faqja e specializuar për matjen e vlerës së kartonëve të futbollistëve. Nga këta 99 lojtarë sigurisht që mund të zgjedhësh 11 më të mirët për të ndërtuar një formacion shumë të fortë, me të cilin mund të zbresësh në fushën e lojës për të marrë rezultat pozitiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"