Mbi 8 mijë të vdekur në Itali, ministri i Sporteve bën prapakthehu për kampionatin: Gabuam në parashkime!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 21:51

Mbi 8 mijë të vdekur në Itali, ministri i Sporteve bën prapakthehu për kampionatin: Gabuam në parashkime!

Ministri italian i Sporteve Vinçenco Spadafora pranoi se rifillimi i kampionatit italian në 3 maj duket një opsion tepër i vështirë duke parë katastrofën humanitare që është shkaktuar në vendin tonë fqinjë ku regjistrohen 8215 viktima.

spadaforaa

Në një lidhje direkte me “Rai3”, përfaqësuesi i qeverisë italiane pranon se ndoshta është shumë herët të thuhet që futbolli në Itali të nisë në 3 maj, por pranoi se opsioni më i mundshëm që ai të rifillojë është vetëm nëse ndeshjet luhen me dyer të mbyllura.

“Më vjen të shprehem pikërisht këtu, por parashikimet shpresëdhënëse që u kryen nga ne për të filluar kampionatin në fund të muajit prill apo në fillim të majit ishte e tepërt. Për datën 3 maj jam shumë skeptik që të rifillojë kampionati, nëse do të kishte një mundësi do të pranonim që ndeshjet të zhvilloheshin me dyer të mbyllura. Sot kam dyshime për deklaratat që kam dhënë”, u shpreh ministri i Sporteve të Italisë Vinçenco Spadafora.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"