Mbi 10 vjet jashtë jashtë Superiores, lojtari i Besëlidhjes: Nuk i kemi humbur shanset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2020 | 22:41

Mbi 10 vjet jashtë jashtë Superiores, lojtari i Besëlidhjes: Nuk i kemi humbur shanset

Shkodra dhe Serbia janë dy vendet nga ku Besëlidhja ka importuar më shumë futbollistë për të formuar skuadrën që do ta kthejë në Superiore. Këtë sezon është investuar shumë, por sërish objektivi kryesor nuk është i sigurt. Lezhjanët janë të dytët në Grupin A, me 9 pikë diferencë nga Kastrioti kryesues dhe kur kanë mbetur edhe 6 ndeshjet e fundit, i mbetet vetëm “play off”-i si mundësi për elitën.
bes-770x470

Gjithsesi, shpresat në kampin e Besëlidhjes mbeten të mëdha. Mesfushori Samet Hepaj, për “Panorama Sport”, thotë: “U bë një kohë e gjatë që qëndrojmë në shtëpi, pa futboll. Është një periudhë që skuadrën tonë e ka dëmtuar në objektivin e ngjitjes në Superiore. Megjithatë, besojmë se mund ta kalojmë situatën në favorin tonë me ndeshjet me rivalët direkt. Besëlidhja ka shumë vite, mbi një dekadë, që lufton për elitën, por ende nuk e kemi arritur këtë objektiv. Këtë sezon e shihnim si idealin për t’u bërë pjesë e Superiores dhe pavarësisht se mbajmë vendin e dytë, kemi ende shanset tona e nuk i kemi humbur shpresat. Uroj që me rifillimin e kampionatit ta marrim veten shpejt për të pasur atë Besëlidhjen që duam. Edhe nëse nis kampionati shpejt, duhet një periudhë të paktën trejavore që të përgatitemi. Së pari të dalim nga kjo situatë e zymtë, më pas të luajmë futboll, duke synuar elitën me të gjitha forcat tona”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"