Mbeti pa medalje, Smajlaj denoncon: Manipulim rezultati, më dëmtuan imazhin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2018 | 0:06

Mbeti pa medalje, Smajlaj denoncon: Manipulim rezultati, më dëmtuan imazhin

Izmir Smajlaj u rendit i gjashti në finalen e kërcimit së gjati në kampionatin europian të Atletikës, që po mbahet në Gjermani. Por, atleti shkodran akuzon nëpërmjet një statusi në Facebook, për manipulime në rezultat, në kërcimin e tij të tretë. Më poshtë, reagimi i plotë i Smajlajt.

smajlaj

Te nderuar miq,
Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale.
Por, me vjen keq qe dhe ne “Kampionatin Europian” te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat ( mund te shikoni videon per te pare te verteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qene te verteta asnje prej tyre ). Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte per te gjithe, me demtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave te mbyllura aktual, si dhe me demtoj moralisht qe te isha ne zonen e medaljeve kete vit. Une, si atlet dhe bashke me “Federaten Shqiptare te Atletikes”, kemi denoncuar kete rast ne institucionet perkatese si ne IAAF, dhe gjate kohes po behen verifikimet e duhura. Shpresoj me te miren!
Ju falenderoj e ju premtoj qe ne vazhdim do te ngjitem ne podium ne cdo kampionat per te nderuar Shqiperine dhe shqiptaret!

 

Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"