Mbeti jashtë fotos së skuadrës prej Interit, dështon transferimi i “Mesit” turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 13:19

Mbeti jashtë fotos së skuadrës prej Interit, dështon transferimi i “Mesit” turk

Emre Mor dhe Interi u duk se do të finalizonin së bashku një kontratë të rëndësishme, por të paktën për momentin dhe ndoshta edhe definitivisht për këtë sesion merkatoje, bisedimet janë mbyllur. Pas një jave të mbushur me optimizëm, mes kontakteve me agjentin dhe Borusian e Dortmundit, papritur sipari është ulur.

Emre Mor

Konfirmimi vjen nga Gjermania: “Mendonim se ky transferim do të mbyllej me sukses, sepse patëm një start shumë të shpejtë dhe të mbushur me optimizëm, përndryshe do ta kishim bërë lojtarin pjesë të fotos zyrtare të skuadrës, – nënvizoi drejtori sportiv i Borusias së Dortmundit, Mikael Cork. – Emre Mor është një lojtar i yni dhe normalisht që do të vazhdojë të stërvitet me ne.

Por, duke parë gjithë atë këmbëngulje nga ana e Interit, mendonim se gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Italianët nuk ditën t’u përmbahen kushteve dhe të vlerësojnë lojtarin, prandaj nëse nuk lëvizim, mund të them se tratativa me ta ka dështuar. Të paktën për momentin situata është kjo, edhe pse tashmë nuk ka më kohë për lëvizje të kota. Emre do të qëndrojë me ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"