Mbetet edhe jashtë Hamburgut U-21, Mavraj e mbyll me gjermanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2018 | 19:23

Mbetet edhe jashtë Hamburgut U-21, Mavraj e mbyll me gjermanët

Duhen edhe pak javë nga fundi zyrtar i kampionatit gjerman, por Mërgim Mavraj duket se i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Hamburgut. Pak javë më parë, trajneri i skuadrës kryesore e dërgoi në ekipin U-21, ndërsa trajneri i këtyre të fundit ka thënë se nuk ka ndërmend ta aktivizojë.

Mavraj

Diçka që lë të kuptohet se mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre, që po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman. Nisur nga kjo temë, gazeta gjermane “Bild” kishte bërë një listë të lojtarëve që kanë rënë nga kategoria dhe në të gjendej Mavraj, i cili e kishte provuar rënien 3 herë gjatë karrierës, me Bohumin, Grojther Furthin dhe Darmshtadin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"