“Mbeta viktimë e një komplot”, Platini: Ronaldo reagoi normalisht, VAR-i është një… plehrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 13:10

“Mbeta viktimë e një komplot”, Platini: Ronaldo reagoi normalisht, VAR-i është një… plehrë

“Mbeta viktimë e një komploti, një proces mediatik i dhunshëm, por jeta nuk ka përfunduar. Duhet të kem një aventurë të fundit, nuk mund ta mbyll me fjalën ‘i pezulluar’ nga FIFA”. Janë fjalët e Mishel Platinisë, ish-presidentit të UEFA-s, i cili duke prezantuar librin e tij “Mbreti lakuriq” nga Milano tha: 

Michel-Platini--011

“Nuk kam të drejtë që të jem i zemëruar, unë nisem në kundërsulm si Trapatoni dhe pres verdiktin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut. A jam ndierë i tradhtuar? Familja dhe miqtë mbetën, kam humbur vetëm oborrtarët”. Platini, në qershor u ndalua nga policia, u mor në pyetje dhe pastaj u lëshua në lidhje me procesin hetimor për korrupsion me zgjedhjen e Katarit si vendin organizator të Botërorit 2022.

Zëvendësimi i CR7

Legjenda franceze e Juves e quan njerëzor dhe normal reagimin e Kristiano Ronaldos me trajnerin Sarri pas zëvendësimit në Juventus-Milan. “Nuk është një mesazh i gabuar apo negativ për fëmijët që e panë. Çdokush ka ndjeshmërinë e tij. Është normale që të mos e pranosh zëvendësimin. Ai mendonte se mund të zgjidhte ndeshjen. Do ishte e rëndë që në Juventusin tim të dilte Boniek për shembull për t’u futur Prandeli, pra një mbrojtës për një sulmues dhe të flitej për ditë të tëra”.

 E ardhmja

Ai nuk ia mbyll derën asnjë hipoteze, por thotë se nuk e dëshiron një rikthim te Juventusi, sepse nuk përjetohen njësoj dy histori dashurie me të njëjtin person: “Kam marrë disa oferta, por nuk do rikthehem atje ku kam qenë në të shkuarën. Dua të ndihem akoma i dobishëm. A mund të bashkëpunoj me Anjelin në ECA? Gjithçka është e mundur, kam raporte të shkëlqyera me të, por ai nuk më ka kërkuar kurrë këshilla”.

Michel Platini

Sulm VAR-it

64-vjeçari, pas përfundimit të dënimit të tij 4-vjeçar nga futbolli, ka një mesazh edhe për teknologjinë e VAR-it, për të cilën nuk kursen fjalë të hijshme. “Të duhet një orë e gjysmë për të shpjeguar përse ai nuk do të zgjidhë asgjë. Unë jam kundër VAR-it. Mendoj se është një plehrë dhe fatkeqësisht nuk do të mund ta kthejmë dot kurrë pas”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"