“Mbështesim Superioren”, presidenti i klubit të Kategorisë së Parë: Futbolli të ecë përpara…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 21:58

“Mbështesim Superioren”, presidenti i klubit të Kategorisë së Parë: Futbolli të ecë përpara…

Turbina mbështet bojkotin e Superiores. Presidenti i kësaj skuadre, Gentjan Gjoka, në një prononcim të shkurtër për gazetën “Panorama Sport”, shprehet pro iniciativës së Ligës dhe Superiores për bojkot të garës.

gjoka

“Ne, si klub, jemi pro bojkotit që kanë bërë presidentët e Superiores. Edhe pse nuk jemi në të njëjtën kategori, solidarizohemi me ta. Kërkojmë që futbolli të mbështetet dhe të ecë përpara, kështu mundi dhe djersa jonë nuk do të hidhet poshtë.

Duam që sporti i bukur i futbollit të mbështetet nga qeveria dhe shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt kjo gjë. Edhe tifozët mezi po presin të marrë zgjidhje kjo gjë. Kemi besim se qeveria do ta zgjidhë këtë ngërç”, tha mes të tjerash Gjoka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"