Mbërrin shkresa në zyrat e klubit, futbollisti i Skënderbeut merr ftesë nga kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2018 | 14:38

Mbërrin shkresa në zyrat e klubit, futbollisti i Skënderbeut merr ftesë nga kombëtarja

Një tjetër lojtar i Skënderbeut merr ftesë nga kombëtarja. Pas palestinezit Mohamed El-Kajed, këtë herë është radha e mesfushorit me tipare sulmuese, Benejam Demte.

soue demte

“Panorama Sport” mëson se pak ditë më parë ka mbërritur një shkresë në zyrat e klubit, ku Federata e Futbollit të Etiopisë i kërkon Skënderbeut të lërë të lirë Demten nga data 7 gusht dhe deri më 9 shtator. Nuk dihet ende se cila do të jetë përgjigjja e klubit korçar, por natyrshëm që Skënderbeu është i detyruar të zbatojë rregullat e FIFAs. Demte është ftuar nga kombëtarja e Etiopisë për ndeshjen që kjo e fundit do të zhvillojë më 9 shtator kundër Siera Leones. Trajneri ka grumbulluar 34 lojtarë dhe kërkon që t’i ketë në dispozicion për një periudhë gati trijavore. Demte dje ishte titullar në miqësoren që Skënderbeu luajti ndaj Besës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"