Mbërrin një kosovar dhe korean, firmos mesfushori Matko Djarmati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2015 | 17:11

Mbërrin një kosovar dhe korean, firmos mesfushori Matko Djarmati

DjarmatiDrejtuesit e Kastriotit duket se nuk do të ndalen në merkato. Kështu, te krutanët kanë mbërritur dy lojtarë (një kosovar dhe një koreanojugor). Bëhet fjalë për Emir Ramën dhe Shin Beomsean.

I datëlindjes 1989, mesfushori ka një CV të pasur, pasi në kampionatin e Raiffeisen Superligës të Kosovës është aktivizuar në disa skuadra, ku më tepër spikat përfshirja e tij me skuadrën kampione të Ferronikelit dhe Flamurtarin etj.

Ndërkaq, pozicioni i lojtarit tjetër nga Koreja e Jugut është sulmues. Të dy futbollistët, sipas trajnerit krutan Elvis Plori, do t’i nënshtrohen provës. Rama dhe Beomsean do të jenë prezentë sot në seancën e parë stërvitore, e cila do të zhvillohet në orën 18:00, në qendrën stërvitore në Pezë-Helmes në kryeqytet.

Mesfushori

Matko Djarmati ka nënshkruar për një vit me Kastriotin. Ish-mesfushori i Tërbunit sezonin e fundit do të jetë pjesë e krutanëve. Gjithçka është zyrtarizuar në orët e para të ditës së djeshme në kryeqytet. Vetë mesfushori Djarmati ka pohuar: “Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Kastriotit sezonin e ri. Jam optimist që kjo skuadër do të jetë pretendete për të qenë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar”. Kroati është një njohje e vjetër e sportdashësve krutanë, pasi para pesë vitesh ka qenë pjesë e Kastriotit.

Përgatiti: N.Kruja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"