Mbërrin Flores, Lima “djeg” biletën e avionit, shkak bëhet nëna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2016 | 10:48

Mbërrin Flores, Lima “djeg” biletën e avionit, shkak bëhet nëna

Mesfushori me tipare sulmuese i Kukësit, Erik Flores, udhëtoi sot drejt Ulqinit për t’iu bashkuar skuadrës. Flores ka bërë pushimet dhe Vitin e Ri në Brazil, ndërsa është kthyer fiks në datën që klubi i ka dhënë leje duke qenë shumë korrekt me drejtuesit e klubit, në bazë të asaj që kishin rënë dakord për periudhën në të cilën ai do të qëndronte larg Shqipërisë dhe larg skuadrës.lima Në datë 12 janar, 26-vjeçari është rikthyer në Tiranë, por vetëm sot ka udhëtuar për në Mal të Zi, pasi ka pritur bashkëkombësin e tij, Mateus Limën. Flores ka thënë për gazetën “Panorama Sport” se ai nuk e diskutonte që do të kthehej dhe se është i kënaqur te Kukësi.

“As e vija në dyshim që do të kthehesha, pasi unë isha me leje. Gjithashtu, dua të shtoj që do të zbatoj kontratën. Unë jam i kënaqur te Kukësi”. Ndërsa sulmuesi Lima nuk ka ardhur sërish, pasi nëna e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu që drejtuesit e klubit kanë folur më të dhe e kanë lejuar që të qëndrojë dhe disa ditë. Nuk bëhet e ditur se sa kohë fiks i ka dhënë leje klubi sulmuesit, i cili më parë ka deklaruar që “nuk do të kthehem më te Kukësi për shkak të problemit familjar”, por më pas ndërroi mendje kur tha se do të rikthehet.

Ndërkohë që drejtuesit e klubit verilindor ia kanë shtyrë biletën për javën e fundit të muajit janar. Gjithçka për këtë çështje do jetë shëndeti dhe ecuria e familjares së sulmuesit, thonë në klub.

Merkato – Kukësi hidhet në sulm dhe për një mbrojtës qendre. Nuk bëhet i ditur emri, por drejtuesit e verilindorëve theksojnë se kanë arritur akordin me një futbollist të tillë, por që emri nuk bëhet publik.

Nëse te Kukësi do të afrohet dhe një tjetër lojtar në atë pozicion, atëherë numri i tyre do të shkojë në katër. Mbrojtësit titullarë Shameti dhe Malota, ndërsa është afruar dhe 21-vjeçari Marvin Turtulli, i cili së shpejti firmos me nënkampionët, pasi akoma nuk zgjidhur kontratën me Dinamon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"