“Mbase Tirana nuk ishte më e motivuar se ne për Kupën”, Hasanbelliu: Më zë tmerri për paratë që kam shpenzuar për Teutën, na akuzojnë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 20:53

“Mbase Tirana nuk ishte më e motivuar se ne për Kupën”, Hasanbelliu: Më zë tmerri për paratë që kam shpenzuar për Teutën, na akuzojnë se…

Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu rrëfeu për disa prej momenteve më të rëndësishme të drejtimit të klubit durrsak gjatë 21 viteve.
Hasanbelliu-Asamble-2018
Në një intervistë për “Top Channel”, ai tregoi se ndoshta po të mendonte sot të kontribuonte në futboll nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

Ai kujtoi dhe disa prej pengjeve me Teutën, kur kujton humbjen e kampionatit në vitin 2000 dhe 2008. Për sa i përket fitores së Kupës së Shqipërisë në finale ndaj Tiranës, Hasanbelliu thekson se ndoshta bardheblutë nuk ishin më shumë të motivuar se durrsakët për ta fituar trofeun, pasi sapo ishin shpallur kampionë të Shqipërisë.
Në fund, kreu i klubit durrsak u shpreh se frikësohet kur kujton shifrën që ka investuar për Teutën gjatë 21 viteve.
“ Hyrja në futboll – Kur kemi filluar në janar të 1999-ës, nuk e mendoja kurrë me këto mendje, nuk do kisha shans të hyja, kam hequr shumë nga futbolli.

Kupa, dhuratë për qytetin e Durrësit – Është diçka e madhe, sepse ky vit filloi shumë keq në Durrës me tërmetin. Kur ra tërmeti, të gjithë njerëzit donin të iknin. U larguan në Itali, ca në Berat, në Vlorë. Kjo që ndodhi do mbahet mend gjatë. Menduam se futbolli iku. Atë kohë, e mbaj mend që qeveria vendosi çadra në stadium dhe mendova se u krye gjithçka. Kjo na dha motiv diçka morale për njerëzizt e qytetit, për koronavirusin.

Pengjet në futboll – Shumë pengje kam, kam vitin 2000, kur isha i shkëputur nga Tirana. Kemi humbur ndeshjen në Peqin. Luftuam 7 ditë para deri në fund. Peng në 2007-2008, kishim ekip shumë të mirë barazuam me Kamzën në Durrës, është peng i paparë.

Pak trofe me Teutën – Në futboll duhet pak hile, mbase. Pavarësisht se na akuzojnë ne presidentët se tolerojmë. Edhe në Kupë, kam dëgjuar se Tirana toleroi. Mbase vjen dhe vetvetiu se Tirana, ndoshta nuk kanë patur dëshirë aq shumë sa ne, se fituan kampionatin.
Trajnerët e këtij sezoni – I njoh si futbollista. Bile, Shkëmbin e mbaj mend kur e mora nga Korça kur ishte në Kategorinë e Dytë. Kam paguar për të. Kam patur kontakte që atëherë. Me Martinin kam patur marrëdhënie më të mira. Mbase është më i këndshëm se është shkodran. Me Shkëmbin u ndamë sepse bëmë ndeshje të dobët me Kuëksin, pastaj arbitri ndikoi, bëmë një ndeshje miqësore. Me Edin na eci.

Ndeshjet ne Durrës – Këta kundërshtarët kur vijnë këtu te ne, dua të jenë të qetë, të mos ndikojnë arbitrat. Sepse thonë Armando Duka nga Durrësi dhe favorizohemi ne. Në derën time më vjen keq që arbitri të më favorizojë këtu, sepse nuk dua të më favorizojnë as atje.

Shpenzimet për Teutën – Mos më pyet, se dridhem po të pyesësh dhe tim vëlla”, përfundoi presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"