Mbaron kalvari, me rikthimin në fushë Konte ka një “blerje të re”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 21:07

Mbaron kalvari, me rikthimin në fushë Konte ka një “blerje të re”

Në rast rikthimi në fushë për të përfunduar sezonin 2019-’20, Interi mund të ketë sërish në gatishmëri një pjesë thelbësore të skuadrës së Antonio Kontes.

konte

Sipas raportimit të mediave italiane, në fakt, terapitë të cilave i është nënshtruar Kuaduo Azamoah kanë pasur rezultat pozitiv dhe lojtari, i cili gjatë javëve të fundit të ndeshjeve ishte grumbulluar shpesh por jo i përdorur për shkak të një problemi në gjurin e majtë, mund të rikthehet në aktivitet.

Pasi i shpëtoi ndërhyrjes kirurgjikale, ganezi po ndjek ende një program të specializuar rekuperimi në këto ditë karantine, por mund të konsiderohet i riaftësuar.

PËRGATITI: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"