Mbaron “estrada” me Fondin Grant, vjen zhbllokimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 10:57

Mbaron “estrada” me Fondin Grant, vjen zhbllokimi

Siç dihet tashmë, viti 2020 nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për të gjitha federatat sportive në vend, ku për shkak të vonesës me Fondin Grant (buxheti që akordon shteti për sportin) u krijua një kaos i vërtetë. Mjafton të përmendim disa raste të federatave kryesore në vend: Peshëngritja nuk mori pjesë në tri gara të rëndësishme ndërkombëtare, ajo e mundjes udhëtoi në Kampionatin Europian me lekë xhepi, atletika mori pjesë në disa evente ndërkombëtare ku dhe fitoi medalje, por duke gjetur mënyra alternative për sigurimin e lekëve.Olimpiada

Një situatë absurde që vetëm Shqipëria është në gjendje ta dhurojë, ku ditët, javët e muajt kalonin ndërsa ende nuk po bëhej asgjë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Përveç eventeve ndërkombëtare, në një vit të një rëndësie të veçantë si 2020-ta, ku do të mbahen Lojërat Olimpike, në rrezik dështimi ishin edhe garat kombëtare. Peshëngritja e organizoi Kupën e Shqipërisë me buxhet personal dhe falë ndihmës së disa sponsorëve.

Ndërkohë, gazeta merrte çdo ditë telefonata nga federatat, të cilat shprehnin shqetësimin e tyre për këtë që po ndodhte. Por më në fund, ngërçi i buxhetit për vitin 2020 është zgjidhur dhe konfirmimi vjen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Është zv.ministri Kostandin Shkurti, i cili në një prononcim të shkurtër për gazetën, njofton se tashmë gjithçka është zgjidhur:sportistet-qeveria-433x300

“Në bisedën që pata me drejtoreshën e buxhetit, më është komunikuar që tashmë ky fond ka kaluar dhe është shpërndarë për të gjitha federatat”, deklaroi zv. ministri. Kujtojmë se shuma monetare që shteti akordon për sportin në Shqipëri është afërsisht rreth 900 mijë euro, të cilat u shpërndahen të gjitha federatave.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"