Mbaron dënimi, tifozët kthehen pas 5 muajsh në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2017 | 9:38

Mbaron dënimi, tifozët kthehen pas 5 muajsh në stadium

Ndeshjen e fundit të fazës së dytë, të cilët peqinasit do ta zhvillojnë ndaj Sopotit në fushën e tyre, ku do të rikthehen në stadium pas plot pesë muajsh dënim tifozët, që pritet të mbështesin masivisht ekipin e tyre.

Stadiumi Peqin

“Rikthimi i tifozëve tanë është pa dyshim një lajm shumë i mirë, aq më tepër që luajmë një ndeshje të rëndësishme, e cila do të përcaktojë shumë për Shkumbinin. Ne do të bëjmë detyrën tonë për të fituar me çdo kusht përballjen me Sopotin, pasi duam vendin e pestë në klasifikim.

Kemi qenë për shumë kohë pjesë e skuadrave të kreut, mirëpo në pjesën e dytë të sezonit kemi pësuar disa humbje rresht. Të shtunën kemi mundësi që të rikuperojmë pikë dhe të shpresojmë që edhe rivalët tanë të ndalen. Me ndihmën e tifozëve do ta kthejmë në festë këtë ndeshje”, u shpreh portieri Selmani Ajazi.

Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"