Mbarojnë pushimet për Vorën, 25 futbollistë zbresin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 16:22

Mbarojnë pushimet për Vorën, 25 futbollistë zbresin në fushë

Marrin fund pushimet edhe për Vorën. Skuadra ka zbritur në fushë, duke nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2021-2022.

Vora

Synimet mbeten po ato të vitit të kaluar, renditja në 4-5 vendet e para. Është përcaktuar edhe axhenda e fazës, ndërsa deri më 15 gusht do t’i kryejnë seancat në Pezë-Helmës. Më pas do të zhvendosen në Korçë, ku do të grumbullohen për 10 ditë.

25 futbollistë ishin dje nën urdhrat e trajnerit Gerald Çani dhe dy ndihmësve, Klevis Hoti e Ervin Baku. Seanca e parë u përqendrua te përgatitja fizike dhe u pa gjendja e lojtarëve. Sakaq, janë konfirmuar edhe tri largimet e para. Alfred Deliallisi ka kaluar tek Erzeni, Elton Vata te Kastrioti dhe David Gjinollari në Burrel.

A.DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"