“Mbapen e kam si vëllain tim të vogël”, flet Nejmar: Tek PSG ka ndryshuar diçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 14:35

“Mbapen e kam si vëllain tim të vogël”, flet Nejmar: Tek PSG ka ndryshuar diçka

Pas disa ulje-ngritjesh në karrierën e tij, Nejmar ka arritur të gjejë veten. Ylli brazilian ka folur për mikrofonat e kanalit zyrtar të klubit, për eksperiencën tek PSG dhe për raportin me shokun e tij të repartit Kilian Mbape:

nejmar mbape 1

“Jemi si vëllezër, unë sillem me të si vëllai i madh. Dëshiroj gjithmonë më të mirën për të. Është një djalë flori me një zemër të madhe.

Kur ai është i lumtur e transmeton në fushë për të ndihmuar skuadrën. Unë jam shumë i lumtur.

Këtu ka ndryshuar diçka, nuk mund ta përcaktoj ekzaktësisht se çfarë, por ka ndodhur. Ndihem më i ambjentuar, dëshiroj të qëndroj për shumë vite tek PSG, gjithashtu dua që edhe Mbape të qëndrojë këtu.”, përfundoi Nejmar i cili në këtë sezon me fanellën pariziene është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 17 ndeshje ku ka arritur të realizojë 13 gola dhe të dhurojë 5 asisit për shokët e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"