Mbape u kërkon tifozëve të qetësohen: “Lëreni rehat Ramin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 21:45

Mbape u kërkon tifozëve të qetësohen: “Lëreni rehat Ramin”

Tifozët franceze kanë qenë shumë të trishtuar pasditen e sotme pas atij lajmi se Mbape u dëmtua në stërvitje nga shoku i tij i skuadrës Adil Rami. Nuk u desh shumë kohë dhe mbrojtësi francëz u bë personi më negativ i momentit ne Francë.

rami

Megjithatë të gjithë tifozat mund të marrin frymë lirisht pasi Kilian Mbape duket se nuk ka pësuar dëmtim serioz. Ka qenë vetë 19-vjecari i cili me anë të një postimi ne rrjetin social “Twitter” ka qetësuar tifozët duke thënë se është mirë dhe kërkon që ta lënë të qetë shokun e tij të skuadrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"