Mbape thotë “po”, por kushton 350 milionë euro. Ja prapaskenat me yllin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 21:01

Mbape thotë “po”, por kushton 350 milionë euro. Ja prapaskenat me yllin francez

Kilië Mbape është gati ta lërë PSG-në në verë dhe të transferohet te Liverpuli. Gazetari i njohur francez Zhylien Loro thotë se ylli francez do ta pranonte me kënaqësi një transferim në “Anfield Road” verën e ardhshme, por kampionët e Europës duhet të hyjnë në një betejë të vërtetë me klubin francez që nuk dëshiron ta humbasë lojtarin e vet kryesor.

mbape

“The Sun” shkruan se, përveç të tjerash, ky operacion do të ishte shumë i kushtueshëm, pasi do ta kalonte shifrën e 300 milionë eurove. Kampioni i botës me Francën konsiderohet kandidati kryesor për të dominuar vitet e ardhshme pas Mesit dhe Kristiano Ronaldos. 21- vjeçari, i cili ka shënuar 81 gola në vetëm 110 ndeshje për PSG-në, është shpallur tri herë kampion në Francë, ka fituar një Kupë France, por trofeu më i rëndësishëm i tij mbetet Botërori me kombëtaren në “Rusi 2018”.

Ai nuk e ka përjashtuar kurrë pëlqimin për të provuar një  eksperiencë të re në një kampionat të huaj. Ish-shoku i tij i skuadrës te Monakoja, Fabinjo, e ka ftuar që të vijë në “Anfield Road”, por admiruesit e Mbapesë mbeten të shumtë dhe klubi që e ka ndjekur më me shumë interes zhvillimin e tij deri në këto momente është Reali i Madridit. Sipas Loro, Liverpuli është një destinacion më joshës për të sesa Reali.

Mbape

“Është shumë e thjeshtë. Nëse Liverpuli bën një ofertë 300 milionë euro (253 milionë paund) ose 350 milionë euro bashkë me bonuset dhe e vendos në tavolinën e PSG-së, e cila është shifra që ata kërkojnë për klubin e interesuar për Mbapenë, nëse Liverpuli e përballon këtë, plus t’i japë futbollistit rrogën që ai do, atëherë ai do ta merrte parasysh atë ofertë çdo ditë të javës. Po, Reali i Madridit është ëndrra e tij dhe një ditë është e sigurt se ai do të luajë në ‘Bernabeu’. Megjithatë, ai është vetëm 21 vjeç dhe ka shumë kohë për të luajtur në Madrid një ditë.

mbape

Fakt është se ai dëshiron të luajë gjithashtu në Premier Ligë një ditë. Liverpuli është një destinacion shumë tërheqës për çdo lojtar të madh në botë me projektin e Jyrgen Klopit, por përsëri, nëse ata nuk bëjnë atë ofertë në tavolinë, atëherë nuk ka shans që ai të shkojë atje”, tha Loro për “ESPN”. Një alternativë më e lirë për “Reds”-at do ishte Adama Traore, sulmuesi i Uolvesit

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"