Mbape nuk stërvitet me Francën, në Paris janë të sigurt: PSG po negocion me një sulmues për ta zëvendësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 19:34

Mbape nuk stërvitet me Francën, në Paris janë të sigurt: PSG po negocion me një sulmues për ta zëvendësuar

Kilian Mbape vazhdon të jetë temë kryesore dhe deri në mbylljen e merkatos, me siguri emri i tij do të jetë vazhdimisht në diskutim sa i përket të ardhmes. Sulmuesi i është bashkuar sot përfaqësueses franceze por nuk është stërvitur me ekipin, pasi është lënë pushim meqë kishte shfaqur disa shqetësime një natë më parë në fund të ndeshjes ndaj Reims ku shënoi 2 gola për PSG-në.

mbape

Gjithsesi, në Francë janë të bindur se kjo është bërë edhe për të mbrojtur futbollistin, i cili mund të jetë në lëvizje drejt Real Madrid. Negociatat mes klubeve janë në vendnumëro, por insistohet se për sulmuesin çdo variant është i hapur.

Zherom Roten, ish-kapiten i PSG-së, ka sqaruar për “RMC” se heshtja e orëve të fundit dhe fakti që PSG nuk i ka kthyer përgjigje Realit për ofertën 170+10 milionë euro, vjen sepse parisienët duan të sigurohen më parë se kanë një lojtar të nivelit të lartë në dispozicion për ta zëvendësuar.

“Shpresoj që PSG të mbajë premtimin që i ka bërë Mbape dhe respektojë dëshirën e tij. Kjo është arsyeja pse po kërkon kohë të përgjigjet. PSG po negocion me një futbollist tjetër”, tha ai, por pa zbuluar emrin e zëvendësuesit të Mbape në radhët e parisienëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"