Mbape mendon për Realin: Te PSG-ja s’kemi karikuar bateritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 20:03

Mbape mendon për Realin: Te PSG-ja s’kemi karikuar bateritë

Kilië Mbape është gjithmonë e më pranë Realit të Madridit. Vendimi për të mos rinovuar kontratën me skuadrën franceze ka bërë që kampioni i botës të transferohet në Spanjë për të vazhduar karrierën. Në Madrid po ndjekin me vëmendje çdo zhvillim që ndodh në Paris dhe duket se Florentino Perez e ka marrë seriozisht këtë gjë.

mbape

Pas një merkatoje ku nuk bëri asnjë blerje, mendon se në vitin e ardhshëm do të tronditë botën e futbollit duke transferuar një nga lojtarët më të mirë në botë. Kritikat- Ndërkohë, Mbape është i pakënaqur me mënyrën se si PSG-ja e ka nisur sezonin dhe thotë se nuk i kanë karikuar ashtu siç duhet bateritë. “Rikthimi ka qenë shumë i vështirë, sidomos në aspektin fizik. Shumë lojtarë nuk kanë bërë fazë përgatitore sepse vijmë nga finalja e Champions-it.

Disa prej nesh kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus dhe të tjerë ishin në grumbullim me kombëtaren. Duhet të përshtatemi me këto ndryshime të shumta që kanë ndodhur në futboll. Më duket sikur jam në ndeshjen e 60-të të sezonit. Nuk i kemi karikuar bateritë ashtu siç duhet. Nuk e di nëse mund ta quaj presion faktin që të gjithë presin fitore nga PSG-ja”, tha Mbape.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"