Mbape jep mesazhe dashurie, në Madrid po e… injorojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 12:41

Mbape jep mesazhe dashurie, në Madrid po e… injorojnë

Në një hark kohor të shkurtër, Kilian Mbape ka dhënë disa mesazhe dashurie për Realin e Madridit, por këta të fundit nuk kanë lëvizur.mbappe.psg.2019.20.esulta.750x450

Kampioni i botës zgjodhi Zidanin si idhullin e tij dhe Kristiano Ronaldon si shembullin që duhet të ndjekë në karrierë. Gjithashtu ka thënë se i pëlqen të luajë me brazilianët dhe te Reali ka shumë të tillë në skuadër (Kasemiro, Militao, Rodrigo, Vinicius, Marselo, Reinier).

Ai gjithashtu nuk ka pranuar rinovimin me skuadrën e PSG-së, por në Madrid nuk po bëjnë asnjë lëvizje.

Florentino Perez nuk do që të prishë marrëdhëniet me drejtuesit e skuadrës franceze dhe kërkon që vetë Mbape të shkojë në krisje totale me klubin e tij dhe të ndjekë të njëjtën linjë si Eden Hazard me Çelsin, i cili këmbënguli për të luajtur me Realin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"