Mbape: Jam një djalosh që ka vuajtur shumë, Kroacia ekip me b…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 22:57

Mbape: Jam një djalosh që ka vuajtur shumë, Kroacia ekip me b…

Kilië Mbape i dru het Kroacisë dhe nuk ka frikë ta pranojë. Në një deklaratë për profilin zyrtar të Federatës Franceze, sulmuesi pohoi se: “Kroatët janë një skuadër me b… Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje e komplikuar, dhe duhet të luftojmë njësoj si ata. Kemi 50 për qind shanse për të fituar. Modriç dhe Rakitiç janë dy yjet e Kroacisë, lojtarë të fortë teknikisht dhe thelbësorë për ekipin e tyre. E dimë se loja e tyre bazohet pikërisht tek ata dy dhe trajneri ka gati planin”. Ndërkohë, në intervistën e dhënë për “Le Monde”, ylli 19-vjeçar i Francës ka deklaruar se do të japë shpirtin në fushë për Kupën e Botës.

mbapee

Çfarë është futbolli për ju?

Është diçka pa të cilin nuk jetoj dot. Është më shumë sesa një varësi, është një pjesë e lindur e imja. E kam ditur gjithnjë se çfarë duhet të bëja dhe ky ka qenë futbolli.

Mendoni njësoj si Platini se futbolli është “një lojë irracionale”?

Futbolli për mua është më shumë se një sport, sepse mjafton të shohësh impaktin që ka ai në shoqëri. Njerëzit vijnë në stadium dhe duan të lënë pas problemet e jetës së tyre për ato 90 minuta. Është detyra jonë që më pas të kujdesemi për ta, t’i argëtojmë ata dhe t’i bëjmë të çohen herë pas here nga karriget me ngazëllim; nuk duhet të luajmë, në atë mënyrë që ata t’i zërë gjumi në karrige…

Pëlqeni më shumë lojtarët e rinj apo të vjetrit?

Sa më të rinj të jenë lojtarët që më rrethojnë, aq më shumë argëtohem.

Çfarë ndjesie është të dish se po zbret në fushë dhe po të vëzhgojnë miliona njerëz në planet?

Personalisht, unë ndihem njësoj si në fillimet e mia kur bëja ndonjë gol në rrugicat ku luaja. Festoj dhe gëzoj njësoj si atëherë. Përveç faktit që tani bëj miliona njerëz të lumtur me golat e mi, nuk ndryshon asgjë…

Pse festoni në atë mënyrë pasi shënoni një gol?

Sepse dua që golave të mi t’u bashkëngjis edhe markën, apo “shenjën” time. Më vjen disi spontane të festoj ashtu, por nuk e bëj për t’u mburrur. Përkundrazi, kam sakrifikuar shumë gjithë jetën time për të arritur deri këtu ku jam. Është thjesht një mënyrë festimi të kryqëzoj duart.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"