Mbape: Gjithmonë kuqezi për shkak të dados, në Itali vetëm për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 17:30

Mbape: Gjithmonë kuqezi për shkak të dados, në Itali vetëm për Milanin

Kilië Mbape, i freskët nga rinovimi i tij me PSG-në, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. Të shumta argumentet e prekura nga francezi që rrëfeu një pasion të vjetër për Milanin. Ai tregoi se është fans kuqezi që nga fëmijëria dhe se ashtu si shumë milanistë u gëzua për suksesin e skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli.

mbape

“Lidhja ime me Milanin është tepër e veçantë. Si fëmijë kam pasur një dado italiane dhe kam kaluar shumë kohë me familjen e saj ku thuajse të gjithë ishin tifozë të Milanit. Kështu, falë tyre u mësova edhe unë me idenë për të bërë tifo për kuqezinjtë. E kam ndjekur gjithmonë skuadrën, ndaj e pranoj se edhe unë kam brohoritur për kuqezinjtë. Edhe gjatë sezonit kam parë shumë ndeshje të Milanit. Gjithmonë i thosha familjes së dados:

‘Nëse luaj në Itali, do të jetë vetëm Milani’. Nga ana tjetër, nëse do të kisha thënë ndryshe, ata do të më kishin vrarë. Përtej shakave, nuk mund të mos përgëzoj Milanin për titullin e fituar. Aty kam shumë miq francezë, por aty luan edhe Ibrahimoviç, një legjendë të cilin e respektoj shumë”, tregoi Kilië Mbape për të përditshmen e njohur italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"