Mbape: Futbolli italian është mitik, jam rritur duke parë Milanin e Kakasë dhe Shevçenkos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 15:46

Mbape: Futbolli italian është mitik, jam rritur duke parë Milanin e Kakasë dhe Shevçenkos

Në intervistën e tij të parë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Kilië Mbape ka deklaruar se dikur ndiqte Milanin. Në fjalën e tij, 18-vjeçari, i transferuar te PSG-ja për 180 milionë euro, tha:

Mbape Monako

“E di që jam i ri, por unë jam rritur duke parë Milanin e Kakasë dhe Shevçenkos. Kush e do sportin si unë, e di se sa mitik është futbolli italian. Sigurisht ka kaluar një krizë, por nëse po rilind është edhe falë projekteve ambicioze të Milanit dhe Interit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"