Mbape fillon me provokimet, francezi “thumbon” Realin: Champions-in do ta fitoj me Parisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 12:32

Mbape fillon me provokimet, francezi “thumbon” Realin: Champions-in do ta fitoj me Parisin

Mes provokimeve që i vijnë nga Reali, ku ndihen ende të tradhtuar nga Kilië Mbape, i cili në fund vendosi të qëndrojë në Paris, sulmuesi francez vazhdon të këmbëngulë se ai nuk është penduar për rinovimin me PSG-në, që e shikon si klubin me të cilin ai një ditë mund të fitojë Ligën e Kampioneve.

mbape

“Champions-i me PSG-në është një objektivi i qartë”, tha 23-vjeçari për “BFM TV”. “Është ajo që duam, por ka një rrugë për të shkuar deri atje. Së pari, ne duhet të jemi fitues në Francë, sepse në dy vitet e fundit nuk kemi qenë të tillë”, shtoi Mbape, i cili përveç trofeve kolektivë në “Parc des Princes” synon edhe ata personalë.

Ai renditet aktualisht në vend të dytë në listën e shënuesve më të mirë të klubit me 171 gola (rekordin e mban Kavani me 200): “Nëse do ta thyeja do të ishte e mrekullueshme dhe mund të ndodhë”.

Sezonin e shkuar, ai e mbylli me 28 gola në kampionat, ndërsa në 5 kampionatet kryesore të Europës, vetëm Levandovski shënoi më shumë (35 me Bajernin).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"