“Mbape ëndërron të luajë për Realin”, flet Zidan: Dëshiroj që Bejl të qëndrojë deri në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 14:18

“Mbape ëndërron të luajë për Realin”, flet Zidan: Dëshiroj që Bejl të qëndrojë deri në fund të sezonit

Qarkullojnë shumë lajme që e lidhin emrin e yllit të PSG-së, Kilian Mbape me Realin e Madridit në merkatot e ardhshme.Mbape

Thuhej se në verë spanjollët tentuan ta afrojnë francezin në ekipin e tyre, por nuk arritën një marrëveshje me klubin e tij. 20-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Realit, Zinedin Zidan i cili gjithmonë ka thënë fjalë të mira për sulmuesin.

Edhe ditën e sotme gjatë një konferencë për shtyp, tekniku francez ka folur për bashkëkombësin e tij, teksa ka thënë: “ Mbape do të vendosë vetë për të ardhmen e tij. Për momentin ai është një lojtar i PSG-së, dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ëndrra e tij gjithmonë ka qenë të luajë për Real Madridin.”, u shpreh Zidani.zidan

Gjithashtu ai foli edhe për një nga lojtarët më të diskutuar te ekipi që drejton, siç është Bejl, për të cilin  tha se dëshiron të qëndrojë deri në fund të sezonit: “Njerëz të ndryshëm thonë që unë dua ta shes Bejlin në janar, por kjo është një marrëzi. Unë dua që ai të qëndrojë me ne, të paktën deri në fund të sezonit.”, përfundoi Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"