Mbape & Co testojnë fushën, siguri maksimale për “Gjelat”. Tare vëzhgues special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 11:39

Mbape & Co testojnë fushën, siguri maksimale për “Gjelat”. Tare vëzhgues special

Franca ka shkelur dje në Tiranë rreth orës 13:00 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe nën shoqërinë e forcave të shumta policore i është drejtuar hotelit pranë stadiumit kombëtar për të qëndruar i akomoduar. Sigurisht, edhe në atë rezidencë, forca speciale janë pozicionuar në hyrje.

75279382_807812812995404_6509023508318650368_n

STADIUMI 

Po vjen Franca për të inauguruar stadiumin e ri kombëtar. Po, e tillë është atmosfera që e paraprin këtë ndeshje, aq sa edhe UEFA i jep vëmendjen maksimale kampionëve të botës. Vetëm 30 minuta kohë për Elseid Hysajn dhe Rejan në konferencë për shtyp, ku urdhri ishte i prerë: Frëngjishtja duhet si përkthim i parë. Po Franca? Gati 45 minuta. Jo vetëm kaq, por francezët kanë luksin edhe që ta veçojnë kapitenin Varan me trajnerin Deshamp.

76946913_971505393249546_6452923255383654400_n

STËRVITJA

Orar preciz. Në 18:00, Franca del në fushën e stadiumit të ri kombëtar. Mbape prin “Gjelat” dhe Deshamp i mbledh lojtarët për t’u shpjeguar stërvitjen. Ka disa komente mes tyre për impiantin, teksa secili shihet shpesh të tregojë me gishta pjesët e sipërme të impiantit. Më pas, në 15 minutat e para të nxehjes, “Gjelat” punojnë vetëm me disa vrapime të lehta dhe pasime të thjeshta me top. Në momentin që Deshamp i grumbullon për të bërë, pse jo, edhe pak taktikë, është koha që sekjuritit të largojnë mediat.

ILGI TARE 

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, është një nga figurat e shkuara të Kombëtares shqiptare, që në “Qemal Stafa” ka shkruar histori. Dje, ish-bomeri ishte si një vëzhgues special në shkallët e stadiumit të ri në tribunë, mes stërvitjes së Kombëtares, deri në momentin kur në fushë do të zbriste Franca.

igli tare (1)

Një ndër drejtorët më të suksesshëm në Itali, nuk mund të mungojë në një eveniment të tillë të futbollit shqiptar, teksa veç statusit aktual, ai e përfiton ftesën edhe si një nga ikonat e Kombëtares.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"