Mbante me vete një pistoletë, ish-“Padroni” i famshëm i Formula 1 arrestohet në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 20:06

Mbante me vete një pistoletë, ish-“Padroni” i famshëm i Formula 1 arrestohet në Brazil

Ish-pronari i famshëm i Formula 1, Berni Ekleston, është arrestuar në Brazil pasi i është gjetur një armë në avionin e tij privat.

berni ekleston

Siç bënë me dije policia braziliane, 91-vjeçarit i është gjetur një pistoletë e tipit “LW Seecamp” në valixhen e tij gjatë kontrollit.

Ekleston ka pranuar se arma i përkiste atij, por se nuk kishte idenë se ajo ndodhej në valixhe. Ai u detyrua të paguante 990 paund për tu liruar dhe për tu kthyer në Zvicër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"