“Mbani distancë nga shoqëria”, tifozët e Tiranës publikojnë renditjen dhe tallen keq me skuadrat rivale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 23:49

“Mbani distancë nga shoqëria”, tifozët e Tiranës publikojnë renditjen dhe tallen keq me skuadrat rivale

Përhapja e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, duke ditur që edhe shumë aktivitete janë pezulluar.tirona fanatics derbi

Këto ditë izolimi, tifozeritë rivale në Shqipëri respektivisht të Tiranës dhe Partizanit kanë menduar të ngacmojnë edhe kundërshtarët e tyre.

Së fundmi “Tirona Fanatics” kanë postuar një fotot të tabelës së renditjes, me bardheblutë që qëndrojnë në krye me 53 pikë, të ndjekur nga Kukësi me 44 pikë dhe Skënderbeu me Laçin me nga 41 pikë.

Pikërisht këtë foto ku Tirana është e shkëputur ndjeshëm ndaj rivalëve, tifozët bardheblu e kanë shoqëruar me shkrimin: “Mbani distancë nga shoqëria”, duke iu referuar edhe situatës në të cilën ndodhemi dhe për të hedhur thumba ndaj rivalëve.

FC

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"