Mban gjithmonë syze dielli, ja e vërteta e trajnerit të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2018 | 21:31

Mban gjithmonë syze dielli, ja e vërteta e trajnerit të Realit

Shumë madrilenë mund ta kenë vënë re detajin, por edhe mund të kenë pyetur pse trajneri Hulen Lopetegui zbret gjithmonë në stërvitje duke mbajtur syze dielli. Nuk ekziston asnjë stërvitje në dritën e diellit, apo gjatë ditës, ku ai të mos ketë këtë pamje.

lopetegui

Gjithçka lidhet me një problem okular që ka trajneri i ri i madrilenëve. Diçka e tillë nuk është e re për lojtarët si Ramos, Isko, Karvahal dhe Asensio. Ata kanë punuar me të edhe në kombëtaren e Spanjës dhe e kanë parë të gjithë që trajneri Lopetegui mbante syze të zeza gjatë stërvitjeve. Por tani do të mësohen me të, sepse gjatë gjithë vitit do të kenë në qendrën stërvitore trajnerin e tyre me syze dielli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"