Mbajti portën e paprekur në derbi, Bekaj: Pas penalltisë së humbur besoja te fitorja, por pas kartonit të kuq…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 21:48

Mbajti portën e paprekur në derbi, Bekaj: Pas penalltisë së humbur besoja te fitorja, por pas kartonit të kuq…

Visar Bekaj ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Tiranës ndaj Partizanit, me pritjet e tij. në një prononcim për “Oversport”, gardiani i bardhebluve u shpreh i lumtur për tre pikët që mori skuadra e tij në derbi.

bekaj

“Kur humbëm penallti isha i bindur që do të fitonim, por pas kartonit të kuq do të isha i lumtur dhe me një barazim. Gjithsesi jam i lumtur me skuadrën dhe për fitoren.

Janë ato shqetësimet që sulmuan ata. Ne bëmë punën tonë sa të mundemi.

Prishtina është vendi im. Por dhe te Tirana po ndjej një lloj mikpritje edhe nga tifozët.

TE Kombëtarja jap maksimumin. Shpresoj të kapim ndonjë vend në Europë dhe pastaj pse jo të mos jem titullar.

Ta marrësh shiritin e kapitenit është një përgjegjësi shumë e madhe, sidomos te Tirana”, u shpreh Bekaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"