Mbajti portën e paprekur, Kurtua: Iu përgjigjëm si duhet… Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 13:38

Mbajti portën e paprekur, Kurtua: Iu përgjigjëm si duhet… Barçës

Reali i Madridit i është përgjigjur me një fitore Barcelonës, teksa ka mundur Valencian 2- 0. Dy gola nga Asensio dhe Vinicius kanë qenë të mjaftueshëm për të besuarit e Ançelotit.

KURTUA2

Portieri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, ka folur pas takimit duke vlerësuar suksesin dhe paraqitjen e skuadrës.

“Natyrisht jam i kënaqur që për të tretin takim radhazi nuk pësojmë, por kundër Valencias ka shumë më tepër rëndësi fitorja. Duke parë rezultatin e Barcelonës nuk mund të gabonim. Kemi bërë një paraqitje të mirë dhe e kemi merituar plotësisht. Pasi ata mbetën me 10 lojtarë gjithçka u bë më e lehtë për ne. Benzema? Nuk e di, sepse nuk kemi biseduar, por diçka ka ndier në këmbë”, tha Kurtua pas takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"