Mbajti në krahë një kukull me fytyrën e Mbapesë, francezi reagon pas veprimit të Martinez: Nuk është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2022 | 15:47

Mbajti në krahë një kukull me fytyrën e Mbapesë, francezi reagon pas veprimit të Martinez: Nuk është…

Emiljano Martinez mori një vëmendje të madhe gjatë festimeve të Argjentinës për triumfin në Kupën e Botës, duke mbajtur në krahë një kukull me fytyrën e Mbapesë për ta tallur.

mbape martinez

Ky episod i është kërkuar sulmuesit francez që ta komentojë dhe duket se ai ka zgjedhur që të shmanget nga kjo gjë: “Ky nuk është problemi im. Nuk kam shumë energji për të humbur me gjëra të tilla”.

Ai gjithashtu foli dhe për raportin me Mesin pas finales së Kupës së Botës.

“Unë fola me Mesin pas ndeshjes dhe e urova. Ishte e rëndësishme për të ashtu siç ishte për mua. Por unë humba dhe në raste të tilla duhet të tregohesh i matur. I thashë shokëve të skuadrës që klubi im nuk duhet të paguajë për humbjen e kombëtares time, sepse janë dy gjëra të ndryshme”, u shpreh Mbape.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"